Raunig: Kemi sinjale, reforma
në drejtësi gjithëpërfshirësë!

Raunig: Kemi sinjale, reforma<br />në drejtësi gjithëpërfshirësë!
TIRANE - Në një intervistë për A1 REPORT, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Florian Raunig tha se politika shqiptare është gati për të nisur reformën në drejtësi dhe se vendi ynë i ka kapacitetet për ta zhvilluar atë.
 
I ftuar në emisionin Tete-a-Tete te gazetarit Artur Nura, kryediplomati u shpreh se sinjalet që OSBE ka marrë nga politika, janë për një proces gjithëpërfshirës. Në këtë kontekst Raunig theksoi qëndrimin e shprehur ndër vite të komunitetit ndërkombëtar, se debati politik është vetëm në Kuvend. Apeli i ambasadorit të OSBE-së ndaj opozitës shqiptare, vjen në kushtet kur tashmë demokratët kanë nisur punën e komisioneve paralele parlamentare të ngritura në selinë e PD-së.

“Çdo reformë ka nevojë për kohë, nuk bëhet një reformë nga sot deri nesër. OSBE që nga viti 1997,dhe unë jam nga të parët që kam ardhur në këtë vend, është një nga aktorët kryesore në reformën ligjore, por aktorët më të rëndësishëm janë vendas. Ne sugjerojmë, sponsorizojmë, por japim edhe eskpertizë,dhe ka edhe ekspertë shqitparë. Nuk mungojnë kapacitettet lokale. E shikoj reformën në të dyja anët: Një nga pikat kryesore është që duhet të luftojmë korrupsionin.Së dyti, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve që qytetari po merr nga sistemi gjyqësor. Reforma duhet të jetë gjithpërfshirëve, kemi nevojë për vullnetin politik. Sinjalet që kemi marrë nga politika duket që është gati të fillojë një process gjithëpërfshirës”, u shpreh ambasadori  Raunig.

raunig

Kodi i Etikës, Raunig: Jam optimist se do të influencojë tek deputetët shqiptarë
Duke marrë shkas dhe nga situata më e fundit në parlamentin shqiptar, ajo e incidentit fizik mes tre deputetëve, Strazimiri, Ndoka e Ndreu, ambasadori i OSBE-së thotë se Kodi i Etikës i përgatitur nga OSBE do të influencojë pozitivisht tek deputetët e parlamentit shqiptar.

“Kodi ishte përgatirur në bashkëpunim të administratës së Kuvendit të OSBE-së në Tiranë dhe të ODIHR në Varshav, ka filluar në 2012. Kodi i është dorëzuar të gjithë grupeve parlamentare dhe jemi në fazën ku po presim sugjerimet e partive që mund të ecim më tutje me kodin e sjelljes. Unë e shikoj më shumë në drejtimin që cdo parlamentar është llogaridhënës për votuesit, për popullin, gjithashtu për transparencën kur deklaron asetet që ka dhe disa nene të kodit që po përmirsojnë cilësinë e debateve dhe cilësinë në përgjithësi të punës së parlamentit”, theksoi kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Raunig: Debati politik vetëm në Parlament! Mesazh i njëjtë për opozitën e vjetër e të renë
Sa i përket bojkotit parlamentar të opozitës, i cili vijon prej muajit Korrik, Raunig thotë: “Qendrimi i komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri është konstatim i përsëritur, debati politik është në Parlament. Këtë qëndrim kemi pasur gjithmonë, qysh nga viti 2009,dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Është një mesazh që është dhënë për opozitën e vjetër dhe opozitën e re Konfliktualiteti i lartë mes dy palëve të politikës në Shqipëri, është një sfidë për ditët e sotme. Përshembull dhe me kodin e sjelljes në Parlament."

raunig

Zgjedhjet lokale, Raunig: Është koha që KQZ të fillojë plotësimin e vendeve bosh

Ndërsa i pyetur për situatën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe vendet bosh në institucionin e administrimit të zgjedhjeve, ambasarori përgjigjet se është koha që të fillojë plotësimi i vakancave.
 
“Vlerësoj gadishmërinë e qeverisë për të zbatuar 21 rekomandimet e ODIHR për përmirësimin e KQZ-së. Jemi gati 9 muaj para zgjedhjeve lokale, tani është koha të fillohet me zbatimin e rekomandimeve. Të plotësohet KQZ  është detyrë ligjore, të plotësohen vendet vakant. Është koha të fillojë. OSBE është gati të jetë një nga aktorët më të rëndësishëm në reformën zgjedhore, për t’u profesionalizuar dhe depolitizuar administrimi i zgjedhjeve”, tha Raunig.

Nepunesi Civil, Raunig: Të zbatohet ligji i ri, të respektohen vendimet e gjykatave
Në fokus të intervistës në Tete-a-Tete, u vu edhe ligji për Nëpunësin Civil dhe largimet nga puna në administratë. Sipas tij është e rëndësishme, që vec zbatimit të ligjit të ri të respektohen edhe vendimet e Gjykatës për të larguarit.
 
“Në Shqipëri me çdo ndërrim qeverie ndërrohet edhe një pjesë e administratës, ka ndodhur edhe këtë herë. Këto mund të justifikohen me mungesë kompetencash. Në largimet nga puna ka nevoja realiste, por duket që ndryshimet në administratë në disa raste kanë tejkaluar një limit. Prandaj është e rëndësihmë të zbatohet ligji i ri dhe të respektohen vendimet e Gjykatës me rastet e njerëzve që janë larguar nga vendet e punës”, tha ambasadori i OSBE në vendin tonë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur