Rauning: Të plotësohet KQZ-ja,
çpolitizim administratës zgjedhore
Kreu i OSBE-së, Florian Rauning ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për të plotësuar vendet në Komisionin Qëndror të Zzgjedhjeve. Gjatë konferencës me temë “Kodi Zgjedhor: Mundësi për Përmirësim”, Raunig tha se tashmë është koha që Kodi Zgjedhor shqiptar të ndryshojë.
Kreu i
OSBE-së, Florian Rauning ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për të plotësuar vendet në Komisionin Qëndror të Zzgjedhjeve. Gjatë konferencës me temë “Kodi Zgjedhor: Mundësi për Përmirësim”, Raunig tha se tashmë është koha që Kodi Zgjedhor shqiptar të ndryshojë. Sipas tij ai ka nevojë për disa amendime. Sipas ambasadorit, zgjedhjet janë një proces tejet i rëndësishëm, ndërsa përgjegjësia e tyre bie mbi partitë kryesore politike. Më tej ai i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të marrë masa për të plotësuar vakancat në
KQZ, që ky institucion të funksionojë normalisht.
"Zbatimi i duhur i ligjeve ekzistuese nga të gjithë aktorët e interesuar mbetet i një rëndësie të jashtëzakonshme për përmirësimin e procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka prodhuar një paketë konkrete propozimesh në bazë të eksperiencës së tij me zgjedhjet e vitit 2013 dhe diskutimeve të organizuara me aktorët kryesorë në fushën e zgjedhjeve. KQZ-ja do t’ia dërgojë këto propozime Kuvendit, në mënyrë që ai t’i marrë parasysh për reformën e ardhshme zgjedhore, së bashku me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-së e përgëzon KQZ-në për këtë qasje proaktive. Me afrimin e zgjedhjeve vendore të radhës në mes të vitit 2015, tani është pikërisht koha që autoritetet shqiptare të hartojnë një udhërrëfyes për zbatimin e rekomandimeve ende të pazbatuara të OSBE/ODIHR-it”, ka thënë kreu i OSBE-së, Florian Rauning.
Sipas tij përgjegjësia më e madhe për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve bie kryesisht mbi partitë politike kryesore.
“Është shumë e rëndësishme që ato t’i përdorin kompetencat që u jep legjislacioni zgjedhor në mënyrë të përgjegjshme. Atmosfera e mosbesimit mes forcave politike që e ka njollosur mjedisin zgjedhor dhe që e ka sfiduar administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri duhet të marrë fund. Nevojitet ç’politizimi dhe fuqizimi i të gjithë administratës zgjedhore. Organet e administratës zgjedhore duhet të jenë plotësisht të pavarur dhe profesionale. Kuvendi shqiptar duhet të marrë hapa të menjëhershëm për të plotësuar vendet vakante në KQZ. Përbërja e pjesshme e KQZ-së e ka penguar ndjeshëm funksionimin e saj siç duhet, duke përfshirë edhe administrimin e zgjedhjeve. Si një hap konkret drejt çpolitizimit të administratës zgjedhore, Prezenca dhe Këshilli i Evropës po e ndihmojnë KQZ-në që të krijojë një platformë të përhershme trajnimi, e cila do t’u ofrojë trajnim të specializuar komisionerëve zgjedhorë dhe aktorëve të tjerë të interesuar për zgjedhjet gjatë të gjithë ciklit zgjedhor. Përmbushja e kuotës zgjedhore është një tjetër çështje që duhet shqyrtuar me kujdes. Zgjedhjet e vitit 2013 treguan se sistemi i zbatimit të sanksioneve financiare ndaj partive politike që nuk përmbushin kuotën nuk garantoi përfaqësimin e grave në parlament. Mosregjistrimi i listave të kandidatëve të partive që nuk përmbushin kriteret e kuotës gjinore mund të jetë një opsion për zgjidhjen e çështjes. Partitë politike duhet të sigurohen që të ketë rregulla të qarta dhe procese të brendshme demokratike për emërimin e kandidatëve në listat e tyre shumë-emërore. Kandidatet gra duhet të vendosen në një prej tre vëndeve kryesore të saj”, ka theksuar ambasadori i OSBE-së
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32