Ray, ariu që i shpëtoi shitjes në ankand nga bariu në Shëngjergj

Ray, ariu që i shpëtoi shitjes në ankand nga bariu në Shëngjergj

Kafsha e shpetuar

Mediet greke i janë rikthyer një historie të ndodhur në vendin tonë pak kohë më parë, ku falë reagimit të shpejtë të instancave shtetërore, një ari arriti të shpëtohej nga shitja për 1100 euro në on line.

Afro një vit më parë në media u raportua për historinë e një ariu, i cili ishte nxjerrë në ankandin për 1100 euro nga një bari në njësinë Shën Gjergj të Tiranës, por që shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve, duke u strehuar përkohësisht në kopshtin Zoologjik të Tiranës.

Mediet greke shkruajnë se tashmë kafsha pas strehimit të përkohshëm në kopshtin zoologjik të Tiranës, aty ku u trajtua edhe me një dietë të posaçëm për tu rimëkëmbur, është zhvendosur tashmë në stacionin veterinar “Arcturus”.

Referuar topnews.gr tashmë ariu do të jetojë në këtë stacion për tre vjet nga ku më pas do të transferohet në organizatën “ Nimfa”, aty ku do të riintegrohet me kafshët e egra.

Historia

Në muajin maj të 2017 një ari rreth 3 muajsh në fshatin Shumëri te Nj. Administrative Shëngjergj u ndalua nga policia shtetasi Sh. Arapi, bari i cili pasi kishte gjetur këlyshin e ariut dhe e kishte nxjerrë në shitje në on line për shumën e 1100 eurove.

Nga denoncimet në rrjetet sociale ISHMP në bashkëpunim me forcat e Policisë Shtetit Nr. 4 Tiranë reaguan duke e sekuestruar kalushin dhe duke e strehuar në kopshtin zoologjik të Tiranës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja