Nuk mund të kishte asnjë dyshim se Agim Hushi në publikimin e CD së tij “Amore Grande” do të kishte një sukses të padiskutueshëm. Në fakt, më dukej se një zë potent dhe i fortë shqiptar si ai i Agim Hushit, nuk mundej asesi të ishte i “bojkotuar” në cd makinash, apo në kompjuterat tanë të punës.
Agim Hushin e kam dëgjuar në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe më dukej se zëri i fortë që buçiste në sallë, nuk vinte vetëm nga skena dhe nga ai vetë që këndonte mbi plate. Sot që kujtohem se më duhet të bëj një krahasim, dukej sikur shihje një film në HD, ku ti vetë ndihesh se je i përfshirë apo je protagonist i skenave. Sikur e këndoja unë vetë, këtë përshtypje më linte zëri i tenorit.
Më pas e njoha nga afër dhe e takova vitin e kaluar, kur tenori Hushi mori titullin Qytetar Nderi i Kavajës, qyteti nga ai ka prejardhjen. Mora ftesën për të dëgjuar koncertin e tij recital me miqtë në qendër të Kavajës dhe këtë ftesë e prita disi me dyshim mes paragjykimesh se një koncert operistik i një tenori nuk mund të realizohej në shesh të qytetit, e për më tepër, të mblidheshin me mijëra vetë.
Sërish së dyti, mendimet e mia më dështuan sepse sheshi ishte plot, dhe qytetarët e Kavajës qëndruan në këmbë për më shumë se dy orë për të parë spektaklin recital që Hushi u dhuroi.
Supriza e tretë është albumi “Amore Grande”.
Duke e imagjinuar në salla të mëdha, se mendoja dot se realizimi i disa prej veprave me famë botërore, do të vinte me aq potencë edhe nëpërmjet CD-së “Amore Grande”. Zëri që vjen nga CD nuk ka asnjë ndryshim nga zëri që vjen prej sallave të mëdha, dhe kjo, edhe për shkak të studios që e ka regjistruar këtë album.
Zëri vjen i fuqishëm, i plotë, plot ulje ngritje sipas këngëve që në të 18 pjesët e tyre të krijojnë idenë se nuk kanë një fund, por do të vazhdojnë të sinkronizuara njëra me tjetrën, që albumi të mos mbarojë. Eshtë një zë i pjekur, që nuk të jep më përshtypjen, por që është se vërtetë, se gjendet në kulmin e shpërthimit të tij vokal e progesional.
Albumi i ri i tenorit të krijon ndjesinë e shplodhjes, qetësisë, kthjelltësisë, dëshirës për të jetuar, për ta dëgjuar e ridëgjuar disa herë e pse jo, të krenohesh që tenori shqiptar ka arritur një sukses të tillë me albumin, jo vetëm në Vjenë, aty ku u prodhua, por edhe jashtë Austrisë. Sigurisht, nuk mund të mohohet se një ndihmë të çmuar, shumë të madhe, për këtë realizim të shkëlqyer, e ka edhe Neë Europe Symphony Orchestra, ku me një rregjistrim të qartë, mund të dallosh çdo tingull, vegël frymore, që përçohet nëpërmjet albumit sikur të jesh në një sallë gjigande.
Agim Hushi po përgatitet këto kohë për një tur koncertesh në Kinë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në skenat evropiane. Unë nuk e di nëse në Shqipëri ky tenor i madh me këtë zë potent është vlerësuar sa duhet nga organet shtetërore, apo nga publiku. Por që Shqipëria jonë, 22 vite në tranzicion, ka nxjerrë një zë të tillë si ky i tenorit Agim Hushi, na bën të ndihemi më shumë se krenarë për suksesin e këtij albumi dhe të vetë tenorit.
“Amore Grande” do të promovohet jo vetëm në Vjenë, mes tenorëve dhe njerëzve me famë botërore, por shumë shpejt edhe ne Nju Jork. Dhe fama e një shqiptari që me artin e zërit të tij potent trondit skenat më të mëdha botërore, na bën të ndihemi të gjithëve krenarë. Falemnderit Agim Hushi!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com