”BB7”, Juliana e nervozuar:
"Nuk kam më mision"

”BB7”, Juliana e nervozuar:<br />"Nuk kam më mision"
Në natën e parë të hyrjes së banorëve në shtëpinë e “Big Brother” ndryshe nga ata që hynë çift, tri prej vajzve ishin të vetme dhe kishin si mision të përçanin çiftet.

Por kjo zgjati vetëm një javë pasi çdo gjë u zbulua.

Juliana ishte një ndër vajzat që kishin si mision për të përçarë çiftet në shtëpi.

Mirëpo edhe pse u zbulua misioni i tyre, banorët ende nuk e besojnë se misioni ka përfunduar.

Meridiani është një ndër banorët që e ka shprehur këtë më pare.

Por edhe banorë të tjerë e dyshojnë këtë gjë. Banorët e ngacmojnë nganjëherë, Julianën për misionin, duke menduar se ajo po vazhdon t’i provokojë banorët për të ndarë çiftet.

Zënka që pati Enkelejdi me Matildën bën që banorët të ngacmojnë me shaka Julianën duke thënë se ajo ishte gati për t’u bërë partnerja e Enkelejdit, por kjo nervozon Julianën.

Ka qenë pikërisht Eraldi i cili i ka thënë Julianës se ajo është gati për tu bashkuar me Enkelejdin, tanimë që ky i fundit është zënë me partneren e tij në lojë, Matildën.

Ajo i kthehet me nerva duke i thënë se ai po bën gabim që e thotë këtë sepse ajo nuk ka asnjë mision.

Eraldi i thotë Julianës se ai po bënte thjesht shaka dhe ajo nuk ka pse të nevrikoset, por Juliana i thotë se ajo është e mërzitur me faktin se banorët ende dyshojnë tek ajo.

 “Kur do ta kuptoni që Xhulia nuk ka mision, misioni im mbaroi të premten” thotë Juliana dhe ngrihet nga tavolinat e ngrënies.

(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos