Një ide mjaft origjinale dhe tërheqëse ajo që kanë gjetur një grup modelesh për të promovuar një linjë të re reçipetash.

Ato janë  quajtur reçipeta të padukshme për shkak të faktit se duket sikur femrat nuk kanë veshur asgjë.

Mjaft efikase dhe të rehatshme për çdo femër dhe sidomos gjatë stinës së verës, ku veshjet janë gjithmonë e më të hapura.

modele me recipeta

Një natë në diskotekë apo qoftë edhe në një restorant çdo femër nuk shqetësohet se fustani i saj i hapur do të humbë bukurinë për shkak të rripave të reçipetave.

Modelet bukuroshe kanë parakaluar në Regent Street duke lënë pa fjalë kalimatërt me format e tyre seksi.

Ato kishin si qëllim të reklamonin sa më mirë këyo reçipeta duke treguar se janë efikase dhe komode.

Shumëkush që i shikon mund të habitet dhe menjëherë lind pyetja:-“ Ky tip i ri reçipetash është me të vërtetë i sigurtë? Qëndrojnë të ngjitura përgjatë gjithë ditës pa lëvizur?”.

Është e thjeshtë mund të bëni një provë dhe të jepni mendimin tuaj.

(b.t/shqiptarja.com)