Pas votimit në Parlamentin grek të paketës së reformave të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet pro dhe kundër masave. Drejtoresha e FMN, Christine Legarde përshëndeti miratimin e pakës në parlamentin e Grek duke thënë se ky ishte hapi i parë për të vendosur besimin midis Greqisë dhe kreditorëve të saj.
“Vetëm në këtë mënyrë vendet e eurozonës do të jetë në gjendje të arrijnë një marrëveshje të shpejtë për ristrukturimin e borxhit të madh grek”, tha Legarde. “Shpresa ime, - shtoi ajo, - është se ne mund të vazhdojmë me një plan shumë më të ashpër me Greqinë dhe se kjo është një sfidë me të vërtetë e madhe për Eurozonën.
Zërat kundër ndaj Tsiparas u shtuan së tepërmi përpara votimit të masave në Parlament. Të mërkurën pasdite zëvendësministrja greke e financave Nadia Valavani dha dorëheqjen me anë të një letre drejtuar Tsipras ku në pak fjalë thuhej se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në këshillin e ministrave dhe se kjo paketë shtrënguese do ta çonte Greqinë në një rrugë pa kthim. Dorëheqja e saj u pasua nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së ekonomisë, Manos Manusakis.
Në frontin europian Valdis Dombrovskis, nënpresidenti i komisionit tha se rritja e shumës së kredisë mbi 7 miliardë nga fondi i stabilitit për Greqinë është mënyra më e mirë për përmbushjen e nevojave emergjente të shtetit helen. Ai u shpreh se ky fond duhet të miratohet nga të 28 vendet anëtare të unionit dhe jo vetëm nga 19 anëtarët e eurozonës, duke thënë se do të merren parasysh edhe shqetësimet e vendeve që nuk bëjnë pjesë në euro.
Ndërsa kryetari i komisionit Jean Claude Juncker theksoi se fondet që ka marë tashmë Greqia janë edhe më të mëdha se ato të planit Marshall pas luftës së 2 botërore. Ai u shpreh më tej 35 miliardët e dhëna do ta ndihmojë Greqinë, në përmbushjen me sukses të reformave të propozuara nga BE. Vendimi përfundimtar për kredinë do të vendoset të enjten në mëngjes, në një takim të Eurogrupit.
Ndërkohë FMN është shprehur skeptike për paketën e tretë të ndihmës drejtuar Greqisë. Ata shprehen se borxhi grek është i paqëndrueshëm dhe zgjidhjet e mundshme janë reduktimi i borxhit nga kreditorët evropianë osë lënia e një afati prej 30 vjetësh për ta shlyer atë.
Greqia ka marrë mbështetjen e Britanisë së Madhe, një vend që nuk bën pjesë në eurozonë. Kryeministri britanik David Cameroon ka deklaruar se është gatshëm të mbështesë Greqinë me ndihma humanitare nëse plani i eurozonës do të dështojë.
Greqia do të jetë çështja kryesore që do të diskutohet në mbledhjen e këshillit drejtues të Bankës Qendrore të enjten në Frankfurt. Parashikohet se problemet më të rëndësishme që do të diskutohen, do të jenë likuiditeti dhe kapitali i bankave greke.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com