Punimet nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut kanë përparuar pasi po përfundon shtresa e dytë asfaltike. Kryeministri Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, ku duket kjo rrugë që do të lehtësojë qarkullimin në hyrje të Shkodrës.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallëkut, ku po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës, një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ura e re e Bahçallëkut, me gjatësi 180 metra, pritet të jetë gati në qershor të vitit të ardhshëm. Rruga që lidh zonën nga Harku i Bërdicës deri tek ura e re do të përfundojë në fillim të vitit tjetër.
Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie e qenësishme komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore.
Ky projekt është prioritar për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe infrastrukturës së Shkodrës, i ndërthurur me ndërhyrje të tjera që do t’i japin qytetit një hyrje moderne dhe dinjitoze.
Komente










