Reagimet e shortit të 'final-four', presidentët Demi dhe Demrozi: Kemi ndërtuar ekip për të dalë kampion! Duka: Do flasim në verë për formulën e re

 

Më 17 maj do luhet gjysmëfinalja e parë e ‘final-four’ mes Partizanit dhe Skënderbeut, ndërsa menjëherë pas shortit floën edhe protagonistët.

“Partizani ndërtohet vetëm për kampion. Tani do shohim se të katërta kemi mundësitë për të dalë kampion. Të jem korrekt Tirana mungon gjithmonë se do ishte derbi,”-u shpreh Gazmend Demi, president i Partizanit.

“Nuk duhet të mendojmë se kemi dy rezultate në favor, por të jemi vigjilent, të kujdesshëm sepse Skënderbeu është skuadër që ka energji, skuadër e rë që të dëmton nga momenti në moment,”-tha Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“Ne jemi mësuar, se për historinë tonë kampionati është gjë shumë e madhe për qytetin e Korçës. Ne do jemi aty për ta diskutuar këtë dhe kjo nuk do diskutohet. A ka keqardhje që nuk do luani dot në Europë? Është një keqardhje e madhe sepse është bërë një punë shumë e madhe,”u shpreh Ardian Takaj, president i Skënderbeut.

“Të gjithë bashkë besojmë fuqishëm se mund të dalim kampion. Ky është objektiv edhe nga Skënderbeu,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Me 19 maj, po në orën 20:00, do luhet gjysmëfinalja tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias.

“Keqardhje mund të ndiejmë, por formulën e dinim që në fillim të kampionatit. Do luajmë shanset tona edhe tani. Ne ekipin e kemi ndërtuar që të dalim kampionë këtë vit,”-deklaroi Agim Demrozi, president i Egnatias.

“Do bëjmë maksimumin që të arrijmë në finale pavarësisht se e rrespektojmë shumë kundërshtarin. Ka një ekip të mirë, por ne mendojmë se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë e mundshme për të arrit në finale dhe më pas tek titulli. Unë i bëj thirrje të gjithë tifozërisë shkodrane që ta mbushim stadiumin atë ditë dhe ta mbështesim ekipin. Të bëhet një lojë e bukur,”-tha Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

Si dy ekipet që mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë dhe të dytë, Partizani dhe Egnatia kanë avantazhin se nëse 90 minutat e gjysmëfinales i mbyllin në barazim kalojnë në finale. Pra luajnë për dy rezultate, ndërsa për këtë skemë që aplikohet për herë të parë kreu i FSHF-së Armand Duka u shpreh:

Sinkron Armand Duka, president i FSHF-së: “Do të bisedojmë nëse do jetë apo jo final-four për kampionatin e ardhshëm bashkë me aktorët, por nuk mund të përcaktohet asnjë lloj ndryshimi në një ditë, në një garë, por për një gjë jam i sigurtë se ka krijuar më shumë pritshmëri, më shumë emocion për spektatorët.”

Të katërt ndeshjet e final-four, përfshirë finale dhe takimin tjetër për vend të 3 dhe të 4 do luhen në stadiumin Air Albania, ndërsa prej disa javësh biletat kanë dalë në shitje.


Lajmi kryesor:

Superliga/ Përballen Egnatia - Vllaznia dhe Partizani - Skënderbeu, hidhet shorti për ‘Final 4’! Dy klube më të avantazhuara


Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion