REAGIMET/ Vasili: Anëtarët e Rilindjes nuk i mbrojnë dot 'bodyguardet'

REAGIMET/ Vasili: Anëtarët e Rilindjes nuk i mbrojnë dot 'bodyguardet'

Pas marrjes në mbrojtje të katër anëtarëve të KQZ-së të cilët kundërshtuan dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale kanë ardhur edhe reagimet e dy kaheve politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
U morën në mbrojtje pasi refuzuan dekretin e Metës/ Vasili: Anëtarët e Rilindjes nuk i mbrojnë dot 'bodyguardet'

1560249497_petritvasili.jpg

Pas marrjes në mbrojtje të katër anëtarëve të KQZ-së të cilët kundërshtuan dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale, ka ardhur edhe reagimi i ish-kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Ai thotë se anëtarët e KQZ nuk mund të mbrohen dot nga përgjegjësia para ligjit.

"A i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ???

Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria.

Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.

Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj.

A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit?

A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit.

E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa.

Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme...!!", tha Vasili.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan p: 12/06/2019 17:31

    O Tit gojorja! Hahaha

    Përgjigju
  • sifi: 12/06/2019 15:48

    Vasil servili, nuk ka ligj te denoje antaret e KQZ, se cdekretimi eshte akt antikushtetues.Ik bej shurren se vetem budallalleqe flet.Pse kerkon padroni yt date te re zgjedhhesh? Ai e ka kuptuar gafen qe beri por u be pishman .Nuk merr vesh nga ligjet por nga servillleqet

    Përgjigju
  • Arben Metani: 12/06/2019 15:30

    Je bere qesharak o Vasil! Po Keshilli i Europes, Gjermania, SHBA kane shkelur ligjin? Apo ju kane inat se keni para te vjedhura nga djersa e Shqipetareve me shume se ata? Tuurp Vasil, por mos dil me se lat name.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave