Reagimi Haradinaj: Kosovë-Serbi
negocim i domosdoshëm

Reagimi  Haradinaj: Kosovë-Serbi<br /> negocim i domosdoshëm
Një ditë pas takimeve bilaterale në Bruksel, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbi raundin e nëntë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e mundshme mes Prishtinës dhe Serbisë nuk do t’i bëjë dëm shtetit të Kosovës, pasi situata aktuale në veri të vendit nuk është aspak favorizuese, ka pohuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

 “Jemi optimistë, por kjo s’do të thotë se me marrëveshje çdo gjë do të zgjidhet. Do të ishte në interesin tonë që edhe pse kemi marrëveshje që është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të ketë presion të madh për impelemtimin e saj”, ka thënë Haradinaj në Universitetin Amerikan të Kosovës. Sipas tij, edhe nëse palët arrijnë marrëveshje “gjendja në terren” nuk do të ndryshojë menjëherë, pasi nevojitet një presion shumë i madh që të implementohet marrëveshja.

Më tej, Haradinaj ka thënë se Kosova ka përparuar dukshëm për pesë vjet si shtet i pavarur, ndërsa ka përmendur se gjatë kësaj kohe ajo është njohur nga nëntëdhjetë e tetë vende, që sipas tij, përbën një sukses për institucionet shtetërore. Ndërkaq, kryetari i AAK-së ka folur edhe për suksesin që ka pasur Kosova në raport me organizatat ndërkombëtare, duke përmendur anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, dhe në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset