TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë ndryshe në shenjë reagimi për protestën e PD para kryeministrisë.
Në faqen e tij në Facebook, Rama ka futur një video Live nga protesta e së djathtës që po zhvillohet në këto momente para godinës së qeverisë, me një mesazh ku përmendet 21 Janari, dita e 6 viteve më parë kur e majta ndodhej në opozitë protestonte kundër së djathtës në qeverisje.
Sipas kryeministrit, sot Shqipëria është shembull dhe jo si në kohën e 21 Janarit kur para kryeministrisë u vranë 4 protestues. Por, thotë kryeministri, rruga e të bërit shtet është e vështirë dhe shqiptarët e dinë këtë.
Kreu i qeverisë thotë se do të dëgjojë cdo shprehje pakënaqësie të pakicës, duke iu referuar kështu protestës së sotme të PD.
Statusi i Rames ne Facebook
Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s'mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.
Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s'ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.
Por s'ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!
/Shqiptarja.com

VIDEO