Reagimi i shpejtë institucional, ndryshimi që pritej nga DPPSH

Reagimi i shpejtë institucional, ndryshimi që pritej nga DPPSH

Muhamet Rrumbullaku

Ardhja e Muhamet Rrumbullakut, (një prej specialistëve më të pergatitur të fushës) në krye të Policisë së Shtetit, ka ndyshuar veç të tjerave edhe reagimin institucional  pas çdo ngjarje të ndodhur. Kjo konstatohet prej ditësh në veprimet dhe deklaratat zyrtare të dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit, lidhur me fenomene negative, shkelje apo dhe denoncime faktike nga qytetarët apo mediat. Muhamet Rrumbullaku, mbetet ndër drejtuesit dhe specialistët me rezultate konkrete në fushën e tij. Shpërgjumja e strukturave të Policisë Shtetit, riorganizimi, dhe angazhimi maksimal i drejtuesve në rrethe,  mbetet prioriteti i punës së drejtuesit të ri Rrumbullaku. Dhe rezultatet nuk kanë munguar. Masa disiplinore, paralajmërimet, largimet dhe penalizimet e policëve, oficerëve të mesëm dhe të lartë, janë një prej arritjeve të reagimeve të shpejta institucionale që ka bërë pothuajse  në çdo  rast Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit.

Muhamet Rrumbullaku, erdhi në krye të detyrës së lartë të drejtorit të Policisë Shtetit, me një platformë  dhe objektiva të qarta, përsa i përket reformimit dhe ristrukturimit të strukturave policore. Puna dhe lufta ndaj krimit nga zyra, ka marrë fund. Drejtuesit e komisariateve dhe  drejtorive të Policisë Shtetit në qarqe, do të prekin terrenin, përballjen me elementin kriminal, dhe jo të drejtojnë operacionet nga celulari. Përmbysja e mentalitetit të dikurshëm ku “shefi apo drejtori drejton nga zyra”, ka marrë fund. Në urdhëresat e tij Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur një standard të ri drejtues dhe menaxhues të punës në posta, komisariate dhe drejtori policie. “Policia që Duam”, mbetet refreni i çdo profesionisti, që do ti duhet të përballet jo vetëm me krimin, por edhe me ata që deri sot kanë vegjetuar në rradhët e Policisë Shtetit.

Me “nxitimin” e tij, duket sikur Muhamet Rrumbullaku kërkon të arrijë kohën e humbur, apo dhe të vendosë mbi “shina” të sigurta strukturat policore. Ajo ç’ka konstatojnë qytetarët sot, është forma dhe mënyra se si reagon Policia e Shtetit . Diku një shkelje ligjore, diku një akuzë apo denoncim për efektivë të molepsur në afera korruptive, diku një rast flagrant i dekonspirimit të aksioneve policore, kanë sjellë reagimin institicional të DPPSH. Shqipëria është vend aderues për në Bashkimin Europian, ku veç të tjerave, Policia e Shtetit  si institucion ligjzbatues, merr një vëmëndje të veçantë, në kuadër të luftës ndaj fenomeneve kriminale.

Lufta ndaj trafikut, korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi institucional me organet e reja të drejtësisë dhe mediat, ka qenë një tjetër fillesë pozitive e strukturave policore pas ardhjes së Muhamet Rrumbullakut në krye të DPPSH. Ndryshimi ndjehet, ndryshimi pritej, dhe ai ka ardhur bashkë me optimizmin e qytetarëve, për një fillim të ri, që do ti shërbejë jetës, rendit, sigurisë, qetësisë tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albfire: 29/09/2022 15:19

    Jam shume i lumtur qe po permiresohet puna ne polici nese ky eshte perfundimi qe ju nxirrni. Ne fakt ne te gjithe kete artikull vetem fjale (konkluzione) jane paraqitur dhe nuk jane shoqeruar me asnje shembull konkret. Te themi te drejten, nje muaj nuk eshte mjaftueshem per te arritur objektivat Z. Rrumbullaku. Dhe nese ka arritje ne fakt nuk mund te jete fare e Z. Rrumbullaku se drejtuesit vendore nuk i ka vendosur ai. Domethene ti leme lajaket qe behen per te influencuar opinionin publik sikur ka ndryshuar dicka me nje muaj me pare. Ka disa dite ne fakt qe e gjithe struktura shteterore, duke pershire dhe Z. Rama vete, ju ka ngelur ora te Policia dhe menaxhimi i opinionit publik per ndryshimet qe u bene nje muaj me pare. Ky artikull (opinion) eshte thjesht pjese e kesaj propagande. Policia e shtetit nuk eshte "futur ne binare" ne nje muaj! Harrojeni! Gjithesesi, shpresoj qe kjo te arrihet sa me pare.

    Përgjigju
  • katrori: 29/09/2022 14:47

    Inshalla e ka marrur seorizisht? per mendimin tim me duket mision i pa arriteshem me keto drejtuesa ishallah.

    Përgjigju
    • titi kavajes: 30/09/2022 11:25

      shkrim i goditur e kemi patur dr policie ne durres kete rrumbullakun, njeri shume korrekt

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë