Reagoi ashpër pasi e akuzuan se ka mbështetur Kristin, Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes: Zhaklina të lutem boll

Reagoi ashpër pasi e akuzuan se ka mbështetur Kristin, Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes: Zhaklina të lutem boll

Mbrëmjen e djeshme në Post Big Brother VIP Albania pati një rikthim të momenteve dhe debateve mes banorëve të këtij edicioni, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet me opinionistët.

Në Post Big Brother VIP Albania ish-konkurrentët kanë debatuar ashpër për situata të kaluara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, e në mesin e banorëve nuk kanë munguar edhe komentet për opinionistët e veçanërisht për Zhaklinën.

Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin, të cilin e njihte edhe më parë nga një emision ku të dy kanë qenë pjesëmarrës.

Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Zhaklina, e cila tha se nuk ka mbrojtur Kristin por vlerat që ai ka shfaqur gjatë qëndrimit për 133 ditë në shtëpinë e “Big Brother”.

Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

“Zhaklina të lutem boll,” tha Arbana.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave