Prezantohet projekti fotografik për sfidat e shëndetit mendor. “Të kam në mendje” nga Malda Susuri në Javën Kulturore Kombëtare

Janë 250 personazhe të njohur të cilët janë bërë pjesë e projektit “Të kam në mendje” nga Malda Susuri dhe që “rrëfejnë” emocionet e tyre në fotografi. Kjo është faza e dytë e projektit të këngëtares Susuri, që synon të tregojë për sfidat e shëndetit mendor dhe që është prezantuar te Piramida në Tiranë.

“Këto imazhe nuk janë thjesht set fotografish, por kujtime ose emocione që secili prej nesh i ka kaluar në jetë. Këto imazhe, përveç emocioneve tregojnë që në kohë të vështira nuk jemi vetëm.”, - shprehet Susuri.

Ajo rrëfen se fotografitë janë realizuar nga fotografë të ndryshëm në Shqipëri e Kosovë, ndërsa ajo e ka filluar projektin “Të kam në mendje” në një moment të vështirë personal për të, kur sapo kishte humbur një njeri të afërm. Kështu, në fazën e parë,  ajo realizoi dhe publikoi katër këngë, të krijuara me dashuri dhe përkushtim për të ofruar ngushëllim dhe shpresë përmes muzikës.

“Kontaktova fillimisht me kompozitorin tim Armend Rexhepagiq dhe i tregova krejt ngjarjen dhe i thashë dua të kem dhe një këngë që të titullohet “Të kam në mendje”. Besoj që personat që kemi humbur na shohin edhe kur qajmë. Mësova se trauma e humbjes është e vetmja mbase që nuk mundem të punoj, se është shumë e vështirë të prajtohesh me humbjen. Personat që i humbim, nuk e pranojmë që nuk janë më me ne.  Shpesh i këndoj dhe shpesh e pyes a është krenare me mua, ndërsa shpesh ndihem me fat dhe kjo më lumturon: që kam kujtime dhe kam këngë për ta kujtuar. Ndihem me fat që ndiej dhe di të dua.”, - vijon artistja.

Për këtë arsye, ky projekt kërkon të sjellë në vëmendje sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen të rriturit në Shqipëri por edhe në Kosovës si pasojë e pikëllimit dhe humbjes.

“Vij këtu pas një rrugëtimi dy-vjeçar të një situate mediatike të vështirë, që la pasoja në shëndetin tim mendor. Në këto dy vite gjëja që kam bërë është të mos jem e heshtur dhe të jem e zëshme dhe të shkoj te profesionistët e fushës. më Shëndeti mendor është i rëndësishëm, janë problemet jo të dukshme dhe që nuk trajtohen, por tema e shëndetit mendor duhet të bëhet pjesë e debatit publik.”, - thotë aktivistja Zhaklin Lekatari.

Sipas Lekatarit, njerëzit duhet të vetëdijësohen dhe kjo është ajo që mungon  në Shqipëri.

“Si një popull i vogël me trashëgimi shumë të lashtë dhe me një përgjegjësi shumë të madhe dhe trauma të trashëguara, totalisht të patrajtuara.  Mendoj se ndihma nga komuniteti dhe qasja me kujdesje e dashamirësi ndaj të tjerëve është gjëja më e rëndësishme dhe vlera që të gjithë duhet të mbrojmë.”, - vijon ajo.

Projekti synon rritjen e ndërgjegjësimit, reduktimin e stigmës dhe krijimin e një komuniteti mbështetës që ndihmon dhe fuqizon individët të përballen më mirë me problemet e shëndetit mendor. Ai synon të kontribuojë drejt përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies mendore dhe emocionale në vend dhe është bërë publik në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja