Reagojnë Robert Aliaj dhe 'Bobi' 
pas debatit të mbrëmshëm në show

Reagojnë Robert Aliaj dhe 'Bobi' <br />pas debatit të mbrëmshëm në show
Spektakli i mbrëmshëm i "Dance With Me", vazhdon të diskutohet sot për debatet e nxehta kryesisht të nxitura nga Robert Aliaj kundër praktikisht kujtdo tjetër. Por në fund të puntatës, publiku kishte një pyetje në mendje...'çfarë do të ndodhë tani?'

Sa i takon debatit me Valbona Selimllarin, Aliaj siç duket ka tentuar t'i rregullojë marrëdhëniet në prapaskenë. I kontaktuar nga revista "Bordo", Robert Aliaj pohoi se mëria mes tyre nuk mund të zgjaste më shumë sesa koha e titrave të programit.

“Unë e kam besdi kur më ndërpresin. Dhe sigurisht në atë çast isha i nervozuar. Dhe të dy patëm ato reagime, që ju i patë dhe ‘live’. Nuk ka asnjë arsye që unë dhe Bobi të mbajmë qëndrim nga kjo situatë, e cila u harrua nga të dy ne. Miqësinë tonë nuk e prishin të tilla përplasje, të cilat pa dashjen tonë, i dhanë edhe më shumë audiencë Dance With Me”, u shpreh ai.

Edhe ish-Miss Shqipëria, dha një mesazh në Instagram, pasi i ktheu përgjigje një ndjekëses së saj që e mbështeti në 'shpërthimin' e djeshëm. 

"Unë ju falënderoj për mirëkuptimin, edhe pse në respekt të atyre që na ndjekin duhet t'i shmangim debatet e panevojshme," u shpreh Valbona, duke iu rikthyer sërish figurës 'shembullore' që është përpjekur t'i qëndrojë besnike qysh nga fillimi i spektaklit. 
robert aliaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij