Reagon Becchetti: Akuzat janë të
pabaza, s'ka gjyq deri vitin tjetë

Reagon Becchetti: Akuzat janë të<br />pabaza, s'ka gjyq deri vitin tjetë
Francesco Becchetti do të dalë në një seancë dëgjimore më 7 dhjetor për kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Biznesmeni italian akuzohet për pastrim mashtrim dhe pastrim parashë përmes një skeme për hidrocentralin e pandërtuar ende. Me këto akuza ai rrezikon një dënim maksimal prej 15 vitesh burg.

“Daily Mail” raporton se 49-vjeçari është arrestuar më 26 tetor. Në të njëjtën ditë ai doli para gjykatës ku u lirua me kusht pas një garancie prej 50 mijë paund.

Becchetti mbahet nën vëzhgim nga ora 11 e natës deri në 5 të mëngjesit dhe ia ka dorëzuar pasaportën policisë si dhe nuk lejohet të largohet nga Britania.

Në një komunikatë të Becchettit thuhet se ende nuk ka asnjë vendim për ekstradimin e tij dhe se nuk do të ketë seacën gjyqësore për marrjen e një vendimi të tillë deri vitin e ardhshëm.

Becchetti dhe avokatët e tij besojnë se çështja është bërë eksremisht e zhurmshme qëllimisht.

Gjithashtu në komunikatë, Becchetti mohon akuzat dhe akuzon qeverinë shiptare për akuza të pabazuara kundër tij.

Ai shton se i janë sekuestruar asetet dhe i janë ngrirë llogaritë bankere duke e penguar qëtë paguajë stafin e televizionit Agon Channel.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin