REAGIMET/ Arrestohet Ilir Meta, Blushi: E rrëmbyen në mes të ditës! Berisha: Përpjekje e Ramës për të eliminuar kundërshtarët

Menjëherë pasi media publikoi lajmin e arrestimit të Ilir Metës, në selinë e Partisë së Lirisë, filluan të grumbullohen figurat drejtuese të kësaj force politike.

Arrestimin e kryetarit të tyre e quajtën një aksion politik të SPAK.

“Poshtë diktatura, mënyra si kanë vepruar për një kryetar partie, për një njeri që drejtonte opozitën kjo është e papranueshme” ka thënë Nesho.

"Nuk kam asnjë koment, sa dini ju dimë dhe ne. Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di", ka thënë Silva Caka.

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore.”, tha Blushi. 

Sali Berishën ky lajm e gjeti në një komunikim të drejtpërdrejt me gazetarët, të cilëve ju fliste nga shtëpia e tij nën arrest.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin. Është radha jonë!”, u shpreh Berisha i pyetur nga gazetarët, teksa mbylli fjalën e tij.

Një reagim erdhi edhe nga jashtë kufijve. Romana Vlahutin, e njohur për përplasjet me Ilir Metën gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, kur ajo ishte ambasadore e Bashkimit Evropian, dhe ai, Kryetar Kuvendi.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Ky është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.

lajm ne perditesim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Arrestimi i Ilir Metës, krerët e Partisë së Lirisë mblidhen në seli: Mes tyre Caka, Haxhinasto dhe Nesho

Arrestimi i kryetarit të Partisë së Lirisë për dosjen e lobimit në SHBA dhe pastrim parash, ka shkaktuar edhe tensione psikologjike tek drejtuesit e partisë.

Menjëherë pas lajmit në media për ndalimin me urdhër të SPAK dhe transmetimit të pamjeve të arrestimit, në selinë e PL-së janë mbledhur të gjithë vartësit e Metës në seli.

Të parët që kanë mbërritur ishin Silva Caka, ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-ambasadori Agim Nesho.

Nuk ka njoftim zyrtar nëse do mbahet mbledhje dhe çfarë do të diskutohet në seli.

Ora 14:57
Arrestimi i Metës/ Reagon Agim Nesho: Rrëmbim politik, poshtë diktatura

Ish-ambasadori Agim Nesho në një prononcim për mediat para se të futej në seli është shprehur se mënyra si është arrestuar Meta është i papranueshëm.

“Poshtë diktatura, mënyra si kanë vepruar për një kryetar partie, për një njeri që drejtonte opozitën kjo është e papranueshme” ka thënë Nesho.

 

Ora 14:43
Arrestimi i Ilir Metës, Blushi shpërthen në akuza ndaj Dumanit: Xhelat i Edi Ramës, njerëz me maska rrëmbyen ish-presidentin! Akt terrorist

 

Tedi Blushi ka shpërthyer në kauza ndaj kreu të SPAK Altin Dumani, pas arrestimit të Ilir Metës.

Ka guxuar të marrë peng ish kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-president. Mesazh për ata horra që guxuan të vënë dorë mbi kryetarin e PL. Mënyra dhe akti kriminal i paligjshëm dhe terrorist i një strukture terroriste që kërkon të eliminojë opozitën do marrë përgjigje shembullore. Arsyet e arrestimit, çështja e detit, mbrojtja që i ka bërë sovranitetit të republikë së Shqipërisë dhe lufta me bandën e Ramës dhe Sorors. Këta kriminelë dhe terroristë do trajtohen si terroristë dhe do marrin përgjigjen e merituar. Është akt terrorist sepse nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik ato skena të fëlliqura. Ai ndalim termosit me njerëz me kapuça të zinj që ndalojnë në mes të rrugë ish-presidentin pa u identifikuar, e kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të maskuar, arrestuar dhe armatosur, kriminelë dhe terroristë. Kjo narko qeveri ka synim të eliminojë opozitën. Do marrin përgjigje të pamëshirë. Përgjigje për këta terroristë, këtë fëlliqësirë të drejtësisë shqiptare, këtë xhelat të Edi Ramës, që po asgjëson opozitarizmin politik me këto metoda kriminale do marrë përgjigjen e merituar.

Ora 14:42
Arrestimi i Metës/ Reagon ish-ambasadorja e BE në Tiranë: Nuk ka të paprekshëm

Ish-ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vlahutin thotë se nuk ka të paprekshëm dhe se ky është dhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregulli.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.

Ora 14:22
Arrestimi i Ilir Metës, përfaqësuesit e PL mblidhen në seli! Silva Caka: Të nxjerrësh njerëz me maska

Përfaqësus të PL janë mbledhur në seli pas arrestimit të Ilir Metës. Silva Caka nuk komentoi gjatë për gazetarët.

"Nuk kam asnjë koment, sa dini ju dimë dhe ne. Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di", ka thënë Silva Caka.

Ora 14:00
‘E rrëmbyen në mes të ditës’, PL reagon për arrestimin e Metës: Do marrin përgjigje shembullore

1729511718_tediblushi.jpg

Foto: Tedi Blushi

Tedi Blushi në një prononcim për mediat e u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast.

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore.”, tha ai.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Zbardhen 3 akuzat që rëndojnë ndaj Monika Kryemadhit

Zbardhen 3 akuzat që rëndojnë ndaj Monika Kryemadhit