Ish - trajneri i ekipit të Juventusit Antonio Conte ka reaguar pas vendimit të apelit, i cili e la në fuqi vendimin prej 10 muajve jashtë aktiviteteve sportive. Conte ka reaguar i irrituar duke u shprehur se gjithcka është kurdisur kundër tij. "Në jetën time kurrë nuk kam vendosur baste në futboll, jam i pastër. Nuk kam asnjë lidhje me trukimin e ndeshjeve. Kam mbetur i habitur nga vendimi i apelit, pasi gjithcka është një farsë, një trillim" deklaron Conte gjatë një konference për shtyp në Torino. Drejtuesit e ekipit të "Zonjës së Vjetër" me në krye presidentin Anjeli i kanë dalë në mbrojtje ish - teknikut.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(d.b/shqiptarja.com)









