Reagon drejtori i RTSH, sa kushtoi
klipi i Enedës dhe 'qilimi mbi kokë'

Reagon drejtori i RTSH, sa kushtoi<br />klipi i Enedës dhe 'qilimi mbi kokë'
Drejtori i RTSH, Martin Leka ka komentuar njëherë e mirë gjithçka që lidhet me pjesëmarrjen e Eneda Tarifës në “Eurovizion”, përfshirë këtu klipin, koston e tij, veshjet e këngëtares dhe performancën në skenën e Festivalit.

 “Përshtypjet e para janë të mira. Klipi kushtoi 5 mijë euro dhe për ata që s’e kanë pëlqyer, unë jam indifferent”, tha Leka.

Sipas tij, ata që nuk e kanë pëlqyer videon në YouTube nuk janë mjaftueshëm të zgjuar sa për të kuptuar çfarë simbolizon ai “kapuçi i kuq”, që Eneda vendos në kokë. “Pra deri kur të kuptojnë se ç’do të thotë “duvak”, një mbulesë që vendosnin nuset shqiptare dikur në kokë, s’kam ç’them. Autorët e këngës dhe regjisori e menduan si element, por që në rrjetet sociale u keqkuptua, duke u krahasuar me veshjet e serialit indian “Bidaii”, u shpreh Leka në një intervistë për “Panorama”.

Lidhur me perfomancën e Enedës në Eurovizion, Leka u shpreh: “Nuk di të ketë koreografi. Eneda do të jetë në qendër dhe tre backvocalet. Mund të them që do të ketë efekte në skenë, ndërsa veshja është surprizë. Sa për pritshmëritë, ne synojmë një përfaqësim origjinal, dinjitoz të Shqipërisë. Shpresojmë në mbështetjen e gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve tanë politike”, tha ai.

Eneda Tarifa është komentuar këtë javë në media dhe rrjete sociale si këngëtarja që e ka kthyer “Përrallën” në një makth. Ky ishte konstatimi që “Wiwibloggs”, faqja më e famshme e parashikimeve dhe kritikave, dedikuar pjesëmarrësve në “Eurovision”, ka bërë mbi versionin anglisht të këngës përfaqësuese të Shqipërisë. Djemtë e blogut kanë dëgjuar të dyja versionet e këngës, duke e cilësuar versionin shqip “Përrallë”, shumë herë më të mirë sesa ai në anglisht “Fairytale”. 
eneda tarifa
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'