Reagon KESH: CEZ-i ka krijuar
problematika në treg

Reagon KESH: CEZ-i ka krijuar <br />problematika në treg
TIRANE - Nisur nga situata aktuale në sektorin e energjisë elektrike në vendin tonë, përmes një deklarate për mediat KESH sqaron se është CEZ ai që ka krijuar problematikë në funksionimin e koorporatës elektroenergjetike Shqiptare dhe shkaku kryesor i kësaj problematike ka qenë detyrimi i pamërmbushur ligjor i CEZ.

”KESH sqaron se që nga momenti që CEZ Shpërndarje hyri si operator i rrjetit të shpërndarjes, ka krijuar problematikë në operimin dhe funksionimin e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Bazuar në kuadrin ligjor në të cilën operojnë kompanitë pjesëmarrëse në tregun e enegjisë elektrike në vendin tonë KESH është përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike të CEZ Shpërndarje vetëm për energjinë elektrike që konsumojnë konsumatorët tarifor, ndërsa CEZ Shpërndarje është përgjegjëse për sigurimin e gjithë sasive të energjisë elektrike për mbulimin e plotë të humbjeve në sistemin e shpërndarjes.
Mos përmbushja e këtij detyrimi ligjor nga CEZ Shpërndarje përgjatë gjithë vitit 2011 dhe për periudhën Janar-Nëntor 2012 ka qenë shkaku kryesor i problematikës së krijuar në menaxhimin e rezervës hidrike që zotërohet nga KESH dhe shpeshherë prej këtij shkaku është cenuar siguria e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve tarifore në vendin tonë. Borxhi energjetik që CEZ Shpërndarje ka ndaj KESH për vitin 2011 shkon në 627 GWh dhe për vitin 2012 ky borxh shkon në rreth 831 GWh energji elektrike. Në total ky borxh energjetik shkon ne 1 458 GWh, sa gjithë rezerva energjitike që akumulon kaskada e lumit Drin”, thuhet në njoftimin e KESH.

Më tej KESH sqaron se detyrimet financiare të CEZ arrijnë vlerën e 208 milionë euro dhe thekson se ky detyrim financiar ka sjellë vështirësi të mëdha për koorporatën, duke bërë kështu të pamundur funksionimin normal të aktivitetit.

”CEZ Shpërndarje nuk paguan faturat e energjisë elektrike të lëshuara nga KESH dhe të pranuara e nënshkruara nga kjo shoqëri. Në total deri në fund të Tetorit 2012, detyrimet financiare të CEZ Shpërndarje ndaj KESH për furnizimin me energji elektrike për konsumatorët tarifore dhe për energjinë elektrike të marrë nga CEZ Shpërndarje për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes arrijnë në mbi 208 milionë euro.

Ky detyrim financiar që CEZ Shpërndarje ka ndaj KESH ka sjellë vështirësi të mëdha financiare për koorporatën, duke bërë kështu të pamundur funksionimin normal të aktivitetit, realizimin e investimeve të domosdoshme për garantimin e operimit të veprave elektroenergjetike, si dhe duke krijuar vështirësi që nga pagesat më minimale e jetike për kompaninë e deri në mos likuidimin e detyrimeve që KESH ka ndaj të tretëve”, vazhdon njoftimi i KESH.

Në mbyllje KESH sqaron dhe borxhet që ka kjo kompani ndaj subjekteve përkatës.

"Aktualisht KESH sh.a. ka detyrime të pashlyera ndaj:

a) Prodhuesve të vegjël dhe Privat të energjisë elektrike në vendin tonë, duke u rrezikuar seriozisht vazhdimi normal i aktivitetit të tyre i garantuar me ligj, në vlerën 1. 7 miliardë lekë.
b) Detyrime ndaj Donatorëve dhe Shtetit për huatë dhe TVSH, në vlerën 5.6 miliardë lekë.
c) Detyrime për blerje të energjisë elektrike nga importi në vlerën 2 miliardë lekë.
d) Detyrimi për kompesimin e dëmeve nga përmbytjet në qarkun e Shkodrën në vlerën 1. 4 miliardë lekë.
e) Detyrimi ndaj bankave të nivelit të dytë për linjat e kredisë të marra për importin e energjisë elektrike, me një kosto mujore në vlerën 100 milionë lekë", sqaron në njoftimin e saj KESH.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?