Pas statusit në Facebook të Rei Manajt duke përgënjeshtruar trajnerin italian De Biasi ka reaguar mamaja e të riut nga Lushnja që luan për Interin duke deklaruar se deklarata është bërë pa dijeninë e lojtarit, pasi faqja në rrjetin social nuk është e tij, ndërsa i ka dalë në mbrojtje edhe teknikut, pasi sipas saj fjalët e tij janë shtrembëruar nga media.
 
“Përshëndetje ju lutem si prind ta hiqni këtë status sepse nuk është mendimi i Reit dhe janë të gjitha gënjeshtra....dhe për dijeni ky nuk është shkruar nga Rei sepse ai nuk di të shkruajë shqip 100% sikur është shkruar këtu pa asnjë gabim dhe mos shtrembëroni fjalët e thëna nga tekniku i kombëtares...i lutem atij që përdor këtë faqe mos të shkruaj gjëra të tilla në emër të Reit”mbyll reagimin e saj, Eli Gjaci Manaj në komentin e shkruar në Facebook në emrin e Reit" shkruan Eli Gjaci Manaj.

rei manaj

d.b/shqiptarja.com