TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi.
"Keqardhje dhe zhgënjim për dizinformimin që vjen nga kreu në detyrë i Urdhërit të Mjekut lidhur me kontrolin bazë shëndetësor 40-65 vjec", nënvizon ministria Shëndetësisë.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shtuar se "dëshirojmë te informojmë publikun se ka përfunduar tashmë negociimi i kontratës me kontraktorin që do të realizojë checkup-in. Ndërkohë, duke qënë një kontratë e tipit ppp(public private partnership), ministria Shëndetësisë mbetet në pritje të miratimit të kësaj kontrate nga institucioni i Avokatit të Shtetit".
Ndër të tjera, ministri Beqaj i bëri thirrje kreut të Urdhërit të Infermierit për verifikimin e ligjshmërisë së mandatit. /a.ke/