Presidenti Ilir Meta ka komentuar procesin e numërimit të votave. Në reagimin e tij të shkurtër, me vetëm një fjali, sipas Metës, mazhoranca është shumë e interesuar për shifrat, për rezultatet ndonëse është e vetme në këtë garë, si dhe hedh edhe akuzë për të keq numërim të qëllimshëm të votave të qytetarit.

Bashkangjitur saj, ka publikuar edhe një foto, e cila është marrë nga një ndër faqet më të pëlqyera të kryeministrit Edi Rama.

"Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik", shkruan Meta.


 

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta


Lajmi kryesor:

Ilir Meta tallet me zgjedhjet: Do shpik dekoratën e 'Heroit të votave socialiste' (VIDEO)