Kompania e matjes së audiencës televizive në Shqipëri, Telemetrix, ka reaguar pas emisionit "Fiks Fare" që ngrinte pretendime për kompani 'fantazmë', pa kontroll nga shteti dhe që ka aksionerë në konflikt interesi. Kompania që operon në tregun shqiptar prej vitit 2012, e ka ndarë reagimin e saj në katër pika kryesore. Telemetrix, duke bërë një pasqyrë të aktivitetit të saj, thotë se emisione të tilla teelvizive, nuk duhet të përgjithësojnë etiketimet "kompani fantazmë" pasi ndikon drejtpërdrejt në imazhin e saj. Shkrimi i "Fiks Fare" ngrite akuza edhe për një kompani tjetër matëse të audiencës, "Abacus", ku një pjesë e mirë e akuzave i adresoheshin pikërisht kësaj kompanie.
Përgjithësimi i akuzave -thotë Telemetrix në reagimin e saj - sjell pasoja për kompaninë e tyre. Intervista me administratorin e Telemetrix nuk është prezantuar e plotë në emision,ndaj kompania në reagimin publik, sqaron se: ka përkrahur gjithmonë iniciativë për një “Joint Industry Committee”, "dhe dyert e kompanisë kanë qënë gjithmonë të hapura, për të gjitha palët e interesuara"
Në reagim Telemetrix qartëson specifikisht kushtet që plotëson një dhomë serveri, që emisioni "Fiks Fare" pretendonte se ishte server i vogël. 'Çdo person me një background të thjeshtë në IT, mund të konfirmojë që serveri si dhe back-ups janë në fakt të një madhësie të konsiderueshme", thuhet në reagim.
Në përfundim, kompania Telemetrix thotë se është gjithmonë e hapur për ta zgjeruar edhe më shumë aktivitetin, dhe për të bashkëpunuar për ta rregulluar edhe më tej sektorin e matësve të audiencës televizive në Shqipëri, njëjtë siç sugjeronte në intervistë në Fiks Fare edhe kreu i Autoritetit të Medias Audio-vizive, Gentian Sala.
REAGIMI I TELEMETRIX
Titulli “Kompani fantazmë”: Një titull përgjithësues që në këtë rast dëmton imazhin e kompanisë Telemetrix, kompani e cila siç shfaqet edhe ne emisionin “Fiks Fare”, ka një prezencë të afirmuar në treg, me investime të kryera ndër vite, të pasqyruara dhe kollaj të gjëndshme në institucionet kompetente qeveritare. Kompania Telemetrix ka nje aktivitet mujor aktiv ekonomik dhe një portofol të gjerë klientësh ku perfshihen kanale televizive, reklamues, si dhe disa nga kompanitë më të mëdha që operojnë në tregun Shqiptar. Ne nuk e shohim të arsyeshëm paralelizimin me koncepte si “kompani fantazmë” dhe i kërkojmë palëve të përfshira në këto publikime të specifikojnë referencat e tyre, për të shmangur një dëmtim të mundshëm të imazhit të kompanisë Telemetrix dhe pasojat që mund të sjellë ky dëmtim.
Liçensimi për këtë aktivitet: Matja e audiencës televizive është aktualisht nje aktivitet i shtrirë në një treg të lirë dhe numri i klientëve të interesuar ndaj një produkti të tillë është në vetvete një formë garancie për këtë produkt (“nëse behet një punë e keqe, klientët nuk e blejnë produktin”). Nuk është praktikë e tregut të lirë që aktivitete të tilla (hulumtime / sondazhe) të rregullohen nga institucione qeveritare. Është tregu, të gjithë aktorët dhe palët e përfshira, që e vetërregullojnë këtë aktivitet. Kjo është një pikë e rëndësishme që u ndërpre shumë shkurt gjatë intervistës me kompaninë (Telemetrix zotëron filmimin e të gjithë intervistës me gazetarët e “Fiks Fare”), pra nevoja për një “Joint Industry Committee”, që më pas konfirmon edhe z. Sula (AMA) nëpërmjet intervistës së dhënë. Telemetrix ka vite që përkrah një iniciativë të tillë dhe dyert e kompanisë kanë qënë gjithmonë të hapura, për të gjitha palët e interesuara, ashtu siç ishin edhe për gazetaret e emisionit “Fiks Fare”, ose ekspertit të BE, siç konfirmon z. Sula.
Dhoma e server-it: Jemi kuriozë se cilat janë pritshmëritë e prezantuesve të “Fiks Fare” sa i përket një dhome server-i. Një dhome me pozicion të izoluar nga agresorët atmosferik, e cila qëndron në mënyre konstante në një temperaturë prej jo më shumë se 5°C. Jemi kuriozë pse prezantuesit prisnin që monitorët në atë dhomë të ishin të ndezur (i konsideruan të prishur) dhe pse gjithashtu menduan se server ishte i vogël, ndërkohë që çdo person me një background të thjeshtë në IT, mund të konfirmojë që serveri si dhe back-ups janë në fakt të një madhësie të konsiderueshme (pa i hyrë fuqisë proçesuese e cila në asnjë mënyrë nuk lidhet me madhësinë fizike të aparaturave). Pavarësisht këtyre, premtojmë që do sigurohemi të vendosim disa postera me ngjyra të këndshme në muret e dhomës se serverit, për ti pritur me pozitivitet më të lartë vizitat e papritura nga emisione “investigative” në të ardhmen.
Matja e audio për identifikim kanali: Nëse stafi i “Fiks Fare” do t’i kishte bërë detyrat e shtëpisë para se të transmetonte emisionin ku referohej kompania Telemetrix, do kishin zbuluar që matja e audiencës behet sigurisht me identifikim gjurmësh audio nga televizori (praktikë standarse botërore). Jo, nuk vendosim mikrofona brenda shtëpive të familjeve pjesë të panelit tonë, pajisjet tona lidhen direkt me televizorin dhe e “tërheqin” audion direkt nga TV dhe jo nga dhoma! Me shumë pak kërkim në google, mund të gjendet edhe arsyeja se pse përdoret audio nga TV dhe jo një burim tjetër si frekuenca ose figura.
Telemetrix ka investuar para, kohë dhe shumë punë ndër vite për të ofruar një produkt sa më afër praktikave më të mira botërore. Telemetrix i është përgjigjur gjithmonë në mënyrë transparente çdo kërkese për informacion (nga klientë si dhe palë të treta) rreth panelit tonë, i cili ka qenë në mënyrë aktive në zgjerim sipas kërkesave të tregut specifik.
Telemetrix është gjithmonë gati për të zgjeruar edhe më shumë aktivitetin e vetë, për aq gjatë sa të gjithë aktorët (përfshirë Top Channel që deri para disa muajsh ka qenë klient zyrtar i kompanisë Abacus) vendosin të bashkëpunojnë për ta rregulluar këtë sektor, siç sugjeron dhe z. Sala nga AMA.
I paske rregulluar marredheniet ju te shqiptares me keta? Se na keni pase care veshet njefare kohe me te njejtat pretendime si keta te top channel. Tregon qe jeni thjesht interesaxhi pa interes per te verteten.
Përgjigju