Reagon Tirana: Të paligjshme
zgjedhjet serbe në Kosovë

Reagon Tirana: Të paligjshme<br />zgjedhjet serbe në Kosovë
TIRANE – Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar sot përmes një komunikate për shtyp vendimin e autoriteteve të Beogradit për të zhvilluar zgjedhje “edhe në disa komuna të Republikës së Kosovës” duke e cilësuar këtë akt si të “paligjshëm dhe të papranueshëm, pasi cenon integritetin e një vendi fqinj sovran”.

Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme mendon se përpjekjet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë “janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe përmbajtjen e deritanishme të bisedimeve mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ku Serbia kërkon të integrohet”.

Pikërisht për faktin se këto zgjedhje janë të paligjshme, ato “nuk do të kenë asnjë efekt juridik, personat e zgjedhur nuk do të kenë autoritet ligjor – vlerëson Ministria e Jashtme e Tiranës – I vetmi efekt që këto zgjedhje sjellin është forcimi i strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës, çmontimi i të cilave është detyrim i Republikës së Serbisë. Këto zgjedhje gjithashtu cënojnë perspektivën e integrimit të plotë të komuniteteve etnike në institucionet dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës”.

“Vlerësojmë se fryma evropiane për të cilën ka nevojë Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni, konsiston në zgjidhjen e problemeve në Veri të Kosovës, duke zbatuar plotësisht paketën Ahtisari”, përfundon reagimi i diplomacisë shqiptare.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën