Përfshirja e biznesmenëve në tregun e farmacive të cilët nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e farmacistit është një ndër shkaqet që ka krijuar skemat fiktive të vjedhjes së miliona eurove me recetat e rimbursimit.
Këtë shqetësim e ngre Presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Toma e cila në një intervistë për shqiptarja.com ndalet tek rasti më i fundit i prangosjes së 13 personave mes tyre pronari i 'Omega Pharma' dhe disa farmacistë.
”Në momentet ku profesionisti është i detyruar për hir të ligjeve të jetë i përzierë me joprofesionistin, histori të tilla gjejnë vend për t'u zhvilluar.”-tha Toma
Toma shkon më tej duke bërë përgjegjës për këtë situatë mosbashkëpunimin e institucioneve që duhet të monitorjnë tregun e farmaceutikës.
”Në qoftë se këtë formë të ushtrimit të profesionit e kanalizon drejt të bërit biznes, e reklamon tek shumë individë të cilët tashmë nuk e shohin si profesion por e shohin si një formë vjeljeje, si një formë përfitimi, të jemi të sigurt që rrezultate të tilla kanë vetëm fillimin sepse fundi nuk dihet se ku është”-shton ajo
Për Tomën zgjidhje është vendosja e kritereve më të forta për hapjen e një farmacie si dhe kushtin e pronësisë.
”Duke parë se si institucionet të tjera bëjnë punën e tyre për të zbardhur ngjarje, ne si institucion për mbarvatjen e punës së sistemit farmaceutik s'kemi bërë asgjë sepse detyra jonë fillon për krijimin e mundësive të funksionimit sa më normal të një sistemi”- tha Toma duke shtuar se ”Zbardhja e këtyre historive theksojë dhe njëher do të shërbejë për institucione të ndryshme ku përfshinë dhe urdhërin e farmacistëve, për të rimenduar se si duhet rregulluar funksionimi i sistemit farmaceutik, jo më kot urdhëri i farmacistëve, në fund të procesit të ricertifikimit kërkojë të rishikonte kriteret për atë që duhet të tjetë drejtues teknik”
Arrestimet e një nate më parë janë rasti i dyti ku biznesmen e farmacistë përfshin në skandalin e rimbursimeve të ilaceve me receta fiktive. Pak kohë më parë një skemë e ngjashme cojnë në pranga 8 persona, të gjithë këta në qytetin e Tiranës.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com