Zyrtari i një shoqate që shfaqet shpesh në “mbrojtje të gazetarëve” atëherë kur e kërkon Berisha, nuk ka reaguar ende për rastin flagrant të shkarkimit arbitrar të kryeredaktorit në televizionin e vetë Berishës.
Kjo ka ngjallur reagime në komunitetin e medias në Tiranë. Gazetari i njohur investigativ Habjon Hasani në një postim në rrjete sociale ironizon Rikardon Gutierez me fjalët: “LAJM I FUNDIT: Reagon zotni Gutierrez, të dielën e kemi pushim”.
Emri i Gutierez përdoret si gjyle topi “europiane” kur duhen goditur raporti me mediat tek politikanë të lartë të mazhorancës, si kryebashkiaku Veliaj, por “federata” e tij hesht kur bëhet fjalë për Berishën.
Për ta bërë më të besueshëm, Gutierez hidhet në përdorim në faqe si Reporteri, që duhet të ruanin standardet e rrjetit BIRN, por që së fundmi kanë shkarë në militantizëm.
Arsyen e ngriva-shkriva të “europianit të alarmuar”, e ka shpjeguar një hetim i gazetarit të njohur Adriatik Doçi.
Ai shkruan se një nga shoqatat shqiptare të mediave të cituara shpesh nga Reporteri i BIRN është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës.
Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.
E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah Berishës./Dita
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
I tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko takon Spiropalin: Kërko informacion tek SHISH për aludimet e Berishës, gati të dorëzoj imunitetin
7 Janar, 12:26
-
Skënder Minxhozi: Viti 2005 kokëposhtë
7 Janar, 11:08
-
'Ka prova se Zef Brozi do të vdesë në aksident automobilistik', libri i avokatit amerikan hedh dritë mbi ngjarjet e 1995: E përndiqte Berisha, si u shpëtua kryegjyqtari
7 Janar, 10:28
-
Mero Baze: Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK
7 Janar, 07:01
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Ylli Pata: Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!
6 Janar, 18:26
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Berisha e quajti 'kriminel elektoral në Kukës', përgjigjet Majko: Ishte kënaqësi të dëgjoj se më fyeni! Kjo tregon se bëj gjënë e duhur
6 Janar, 16:37
Denigrimi i figurave te medha ka koh qe perdoret si arme. Lum ato qe e besojn
Përgjigju