Pas ndeshjes së parë, sonte e ka radhën gjysmëfinalja e dytë, përballë janë Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut. Në prag të sfidës së shumë pritur kanë folur edhe trajnerët.
Guardiola u shpreh se “Për mua është një emocion i veçantë të kthehem në Madrid dhe të luaj një gjysmëfinale të Champions kundër një prej skuadrave më të mira të botës.
Reali është gjithmonë Reali, njerëzit duan Ronaldon pasi është një ndër më të mirët në botë, shpresoj që të luajë.
Për të fituar do të duhet një ndeshje e madhe, duhet të sulmojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ndërsa në krahun tjetër Ancelotti tha se “Kemi një iluzion shumë të madh këtë sezon, të fitojmë La Deciman nuk është një fiksim por një motivim për ne.
Bajerni mund të konsiderohet si macja e zezë e Realit por jo e imja. Gjithsesi ajo që më bën optimist se mund të fitojmë përballë tyre nuk është ky fakt por besimi që kam te futbollistët e mi.
Ronaldo është stërvitur normalisht dhe është mirë, ende s’kemi vendosur ende nëse do ta hedhim në fushë” tha ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com