Real Madrid dhe Bayern Munich luajnë nesër në 21:00 për sfidën e kthimit gjysmëfinale në Champions League. Sfida e një javë më parë në Gjermani përfundoi 2-2, teksa për mediet foli Carlo Ancelotti.
Trajneri i "Galaktikëve" kishte kompimenta për bavarezët, duke thënë se janë një klub me histori të madhe. Sërish si një ish në stol, Ancelotti tha se do kërkojnë finalen e madhe të Londrës e cila luhet në datën 1 qershor në "Uembley". Paçka rikthimit të Courtois, italiani thotë se në portë do luajë Lunin.
"Do të duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur një tjetër finale dhe më pas trofe, edhe nëse duhet të kemi parasysh vështirësitë e shumta që do të dalin para.
Si vini para ndeshjes? Ne jemi dy klube të ngjashme, me një histori të madhe dhe shumë suksese. Besoj se ka respekt të ndërsjellë, do të ishte e drejtë. Ne duhet ta bëjmë këtë, në ndeshjen e parë ata bënë më mirë se ne. Jemi shumë të emocionuar, mund të jetë një natë magjike, por nuk ka optimizëm të tepruar, por ndërgjegjësim për vështirësitë.
Kush do të luajë në portë? Nesër portieri do të jetë Lunin. Ne nuk mund të ndryshojmë planet e rikuperimit të dikujt që kthehet nga një dëmtim serioz dhe i gjatë për shkak të një situate të vetme. Thibaut Courtois do të duhet të marrë kohën e tij për të arritur në gjendjen më të mirë.
Çfarë ndeshje do të kërkoni? Për ne është më mirë të luajmë një ndeshje me ritëm dhe intensitet. Duke parë ndeshjen e parë, ne mund të kishim bërë më shumë në nivel mbrojtës.
Mund të na tregoni për përvojën tuaj te Bayern deri në 2017? Histori e vjetër. Ne kemi një projekt të caktuar dhe për të qenë në gjendje të bëjmë punën e duhur, ne kemi nevojë për mbështetjen e klubit. Kur kjo mungon, është e drejtë të ndahen rrugët, siç ndodhi në Bayern. Megjithatë, unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Hoeness dhe Rummenigge", tha Ancelotti.