Real i Madridit dhe Barcelona janë jashtë, mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Kupën e Mbretit

Real i Madridit dhe Barcelona janë jashtë, mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Kupën e Mbretit

Kupa e Mbretit

Kupa e Mbretit në Spanjë ka mësuar këtë të premte dy çiftet gjysmëfinaliste. Sipas shortit të lirë të hedhur këtë mesditë, Atletico Madrid do përballet me Athletic Bilbao. Në duelin tjetër që do përcaktojë edhe finalistin, Real Sociedad ndeshet me Mallorcën e Muriqit.

Jashtë këtij turneu janë Real Madridi dhe Barcelona, që u eliminuan në çerekfinale. Duelet e para do përballen në 6 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datën 28 shkurt 2024.

Vetëm në këtë fazë sfidat do jenë me vajtje-ardhje. Finalja e madhe e këtij turneu do mbahet më 6 prill në Sevilla.

Kupa e Mbretit, gjysmëfinalet:

Atletico Madrid - Athletic Bilbao

Mallorca - Real Sociedad

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në derën e banesës së policit në Shkodër

Shpërthim me tritol në derën e banesës së policit në Shkodër