Janë mbyllur me surpriza ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League. Ekipet e mëdha kanë toleruar në ndeshjet e fundit, pasi kualifikimin e kishin siguruar më parë. Në grupin E, Bayern München dhe Ajax barazuan 3-3 duke kaluar më tej me gjermanët në vendin e parë në grup, ndërsa holandezët të dytët. Në grupin F, Manchester City dhe Lioni kalojnë grupin.

Në grupin G, Reali i Madridit humbi 0-3 në shtëpi përballë rusëve të CSKA-së, ndërsa Roma 2-1 ndaj Viktoria Plzen, që siguron Europa League. Kampionët e Europë dhe Roma janë dy ekipet nga ky grup që vijojnë rrugëtimin.

Në grupin H, Juventusi dhe Manchester United u mundën me të njëjtin rezultat 2-1 nga Young Boys dhe Valencia, që vijon në Europa League. Pavarësisht humbjeve dy ekipet, Juve dhe United kishin siguruar kualifikimin më parë.

Vazo e parë; Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bayern, Manchester City, Real Madrid dhe Juventus

Vazo e dytë; Atlético, Tottenham, Liverpool, Schalke, Ajax, Lyon, Roma dhe Manchester United