La Liga në Spanjë zhvilloi këtë të diel ndeshjet e mbetura për javën e tetë. Gjithçka nisi në mesditë, ku Celta Vigo dhe Girona barazuan 1-1. Ndërkohë sot spikat derbi i Madridit mes Atletico dhe Real. "Galaktikët" kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Barcelonës dhe të afrohen në renditje.
Në 'Metropolitano' u ndërpre përkohësisht derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridit. Teksa po zhvillohej minuta e 68-të e takimit, tifozët e ekipit vendas filluan të hidhnin disa mjete të forta në drejtim të Thibaut Courtois, portierit të Real. Kjo e detyroi gjyqtarin e takimit që ta ndërpriste takimin për disa minuta dhe të dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Pas ndërprerjes së ndeshjes, kapiteni Koke dhe trajneri Diego Simeone u futën në fushë në përpjekje për t’i qetësuar tifozët. Kujtojmë se momentalisht Real Madridi ishte duke udhëhequr me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Eder Militao në minutën e 64-të.
Pas afro 10 minutash situata u qetësua dhe skuadrat u rikthyen në fushën e lojës për të rinisur gjithçka aty ku e lanë.
Në "Balaidos" Celta Vigo dhe Girona barazuan 1-1. Ishim miqtë nga Katalonja që kaluan në epërsi në minutën e 38-të, teksa nuk ia dolën që të mbanin epërsinë. Vetëm nëntë minuta nga fundi i ndeshjes, veterani Iago Aspas vendosi ekuilibrat dhe bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.
La Liga, raundi 8:
E diel, 29 shtator 2024
14:00 Celta Vigo 1-1 Girona
16:15 Ath. Bilbao 1-1 Sevilla
18:30 Betis 1-0 Espanyol
21:00 Atletico Madrid - Real Madrid
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
13.8%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Mbappe i jep fitoren Realit në minutën e 100-të, 'Galaktikët' mposhtin 2-1 Vallecanon! Dëmtohet Bellingham, fërshëllima në 'Bernabeu'
1 Shkurt, 16:21
-
Barcelona thyen 1-3 Elche-n, tjetër zhgënjim për Atletico Madrid! Napoli rigjen fitoren në Seria A (VIDEO)
1 Shkurt, 10:25
-
VIDEO/ Ulërima e Rui Costës dhe këshilla e tifozëve, goli vendimtar i portierit të Benficas kundër Realit të Madridit në sekondat e fundit që kualifikoi 'Shqiponjat'
29 Janar, 09:37
-
Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi ose Reali përballen me Mourinhon! Juventusi kundër Brugge ose Galatasaray (SHORTI)
29 Janar, 09:00
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03
-
VIDEO/ Atl. Madridi fiton 3-0 kundër Mallorcas, Muriqi në hije! Kumbulla i dëmtuar
25 Janar, 16:41
-
GOLAT/ Barça fiton kundër Oviedos dhe rigjen kreun e La Ligas! Atletico Madridi 'blindon' vendin e tretë, Mallorca rrezikon qëndrimin në elitë
25 Janar, 16:39
-
GOLAT/ Mbappe 'vjen' nga tjetër planet, Real Madridi fiton 0-2 kundër Villarrealit dhe i merr Barçës kreun e La Ligas
25 Janar, 15:03
-
'Dashuria e vjetër' dhe rivalët e Romës, dy klube kërkojnë Marash Kumbullën që në janar
24 Janar, 15:13
-
Të ardhurat e Real Madridit kalojnë një miliard euro! Suksesi i Interit në Champions League nuk është i mjaftueshëm, asnjë ekip italian nuk hyn në 'top 10'
22 Janar, 12:07
-
Champions League/ Bayern Munich kalon në 1/8, Juve, Liverpool dhe Chelsea bëjnë detyrën! Barça nxjerr jashtë Slavian, dështojnë Atalanta e Atl. Madrid
21 Janar, 22:53