Pak orë nga super ndeshja Real – Barcelona, mesfushori katalanas Iniesta jep një lajm të mirë për tifozët blaugrana, teksa shprehet se “Leo është në gjendje të mirë, prania e tij në fushë është thelbësor për ekipin.
 
E kam të vështirë të them nëse është më mirë të luajë titullar apo të hidhet në fushë në pjesën e dytë. Sa më gjatë të jenë në lojë, aq më mirë për ne.
 
Nëse dëshirojmë të fitojmë duhet të bëjmë gjithcka në mënyrë perfekte, sepse nuk është e lehtë të luash ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”tha ai. 



d.b/shqiptarja.com