Real Madrid bën detyrën me Leganes në “Bernabeu”

Real Madrid bën detyrën me Leganes në “Bernabeu”

Skuadra e Real Madrid

Real Madrid ka fituar 2-1 në “Santiago Bernabeu” dhe afrohet vetëm me një pikë larg Atletico Madrid të vendit të dytë në La Liga, kur të dyja skuadrat kanë edhe katër ndeshje për të luajtur deri në fund të kampionatit.

Gareth Bale kaloi në avantazh të besuarit e Zinedine Zidane, duke shënuar golin e tij të 15-të në këtë sezon, i 12-ti në La Liga. Në minutën e fundit të pjesës së parë, vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë të 21-vjeçarit Borja Mayoral.

Kur u mbush një orë lojë serbi Darko Brasanac ngushtoi diferencën për Leganes, por pa mundur të prishë festën e Real Madrid.

Zidane la pushim Cristiano Ronaldo, Luca Modric dhe Marcelo, ndërsa Toni Kroos luajti vetëm 30 minuta, duke rikuperuar energjitë për ndeshjen e rëndësishme në mesjavë ndaj Bayern Munich, për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes