Talenti 19-vjeçar I Manchester City-t, Brahim Diaz, është zyrtarisht futbollisti I Real Madridit. “Galaktikët” menjëherë pas disfatës me Real Sociedad ka bërë të ditur në faqën e tyre se kanë arritur marrëveshjen me klubin anglez për 22 mln paund.
Diaz që në moshën 14-vjeçare ka qenë pjesë e Manchester City-t, klub të cilit iu bashkua nga Malaga. Që prej debutimit, mesfushori sulmues ka bërë 15 ndeshje nën drejtimin e Guardiolës, duke lënë një përshtypje të mirë. Por duke parë ofertën e Realit si dhe kohën e mbetur nën kontratë, 6 muaj, anglezët vendosën të shisnin.
Prezantimi I futbollistit u bë sot në orën 13:30. Në të ardhmen, nëse Real Madrid e shet diku tjetër atëherë City do të përfitojë 15% të shifrës. Jo pak përshtypje bën fakti se nëse Real e shet te Manchester United, atëherë City do të përfitojë 40% të kartonit.