Në prag të ndeshjes me Borusian e Dortmundit në Gjermani të vlefshme për ndeshjet e treta në grup të Champions League, kapiteni i ekipit të Realit të Madridit deklaron se një fitore i kalon pothuajse në raundin tjetër.

Casillas parashikon një beteje të vështirë, e cila është e paparashikueshme, pasi Dortmundi është ekipi kampion në fuqi në Bundesligë. "E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë në Dortmund, por kam besim që do t'ja dalim mbanë për të marrë tre pikët.

Nëse do të fitojmë nesër, atëherë do të jemi pothuajse të kualifikuar në turin tjetër të kompeticionit. Ekipi është në një gjendje të mirë, pavarësisht dëmtimeve të shumta në këtë periudhë" shprehet kapiteni legjendar i marenguesve.

Në kampin madrilen nuk janë gjerat aspak të mirë pas shkëmbimit të deklaratave midis Casillas-Ronaldos dhe Murinjos. E ndërsa kapiteni pohoi se vota e tij për "Topin e Artë" do të shkonte për Ramos, midis CR7 dhe "gardianit" të portës ka pasur një debat.

Sakaq, Murinjo ka deklaruar se te Reali është më e vështirë të zëvendësosh Iker Casillas sepsa atë vetë.

(d.b/shqiptarja.com)