Real Madrid dhe Barcelona humbasin të drejtën për ‘El Clasico’

Real Madrid dhe Barcelona humbasin të drejtën për ‘El Clasico’

Logot e Barcelonës dhe Real Madrid-it

Barcelona dhe Real Madrid nuk do mund të përdorin më termin ‘El clasico’ në pjesën e tyre të marketingut. Sipas Relevo, dy skuadrat kanë humbur ofertën për të patentuar termin. Zyra e Patentave dhe Markave në Spanjë ka refuzuar kërkesën e tyre për të patentuar këtë frazë.

Ata e konsiderojnë shumë të afëët me sloganin e markës ‘LaLiga El Clasico’, frazë të cilën tashmë e ka nën patentë liga spanjolle.

Dy klubet duke punuar me njëri-tjetrin do kenë 1 muaj kohë për apelimin e këtij vendimi. Nëse do të refuzohen sërish, mund ta çojnë çështjen në gjykatë ndërkombëtare.

Arsyetimi i tyre ishte se marka ‘El Clasico’ është shumë e ngjashme dhe mund të ngatërrohet me sloganin tjetër, që i përket La Ligës.

Ai i pengon klubet të përdorin frazën për të udhëhequr fushatat e marketingut dhe i pengon ata ta përdorin atë për marrëveshje televizive kur luajnë miqësore ose gara ndërkombëtare.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025