Pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve dhe me startin e Champions në prag në Spanjë të gjitha skuadrat e mëdha do të zbresin në fushë të shtunën. Barcelona që kryeson La Ligan pas 3 javëve te para do të përballet në transfertë me Real Sociedad në Anoeta.
Katalanasit ishin një uragan i vërtetë në javën e 3-të ku mposhtën Huescan 8-2 dhe ku kapiteni Messi shënoi dy gola. Trajneri Valverde pritet të vijojë me formacionin tip të ndeshjeve të para me Messin, Suarez, Dembele dhe Coutinho në fushë që nga minuta e parë. Real Madrid luan në mbrëmje ndaj “San Mames” ndaj vendasve të Athletic Bilbao në një duel që cilësohet i vështirë.
Megjithatë Los Blancos kanë treguar në ndeshjet e para se po funksionojnë dhe me Bale, Benzema dhe Asensio që po shkëlqejnë pritet që skuadra e Lopetegui ta kalojë edhe këtë transfertë të vështirë. Java e pestë zhvillohet në Premier League ku Chelsea do të kërkojë fitoren e pestë radhazi ndaj Cardiff, Manchester City pret Fulham, Arsenal luan në transfertë ndaj Neëcastle dhe duel interesant është ai mes Ëatford që ka pikë të plota dhe Manchester United.
Komento