Reali i Madridit ka marrë fitoren e parë në kontinentin amerikan përballë ekipit të Los Angelos Galaxy me rezultatin e thellë 5-1. Madrilenët që ndodhen në një turne përgatitjesh në SHBA, nuk e kanë pasur aspak të vështirë që të dërgojë 5 herë sferën në rrjetën e ekipit ku militon edhe legjenda e futbollit anglez David Beckham. “Galaktikët” e drejtuar nga trajneri luzitan, Jose Murinjo, kanë shënuar të parët me anë të sulmuesit argjentinas Higuain në minutën e dytë, më pas ka qënë Di Maria që ka dyfishuar rezultatin në minutën e 11.
Vendasit reagojnë në minutën e 22 me Lopes duke ngushtuar rezultatin, pas një goditje dënimi të ekzekutuar me mjehstëri nga David Beckham. Pjesa e parë mbyllet me golin e Calejon në minutën 36’. Në fraksionin e dytë të ndeshjes madrilenët kanë shënuar edhe dy herë me Marotën dhe Hernandezin duke vulosur fitoren e parë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com