Real Madrid gjen zëvendësin e Toni Kroos, sërish 'shopping' te Bayern Munich

Real Madrid gjen zëvendësin e Toni Kroos, sërish 'shopping' te Bayern Munich

Joshua Kimmich

Toni Kroos u largua nga futbolli i luajtur me klube dhe pas Euro 2024 me Gjermaninë do "var këpucët në gozhdë" në moshën 34-vjeçare. Pas 10 vitesh në Madrid, me largimin e tij Kroos ka lënë një boshllëk të madh në mesfushën e madrilenëve.

Reali ka gjetur tanimë zëvendësuesin e gjermanit dhe atë sërish te Bayern Munich, njësoj siç vepruan me Kroos. Ka qenë e përditshmja katalanase ‘Mundo Deportivo’ që ka raportuar se Reali ka identifikuar Joshua Kimmich si zëvendësuesin e Kroos në 'Santiago Bernabeu'.

Bisedimet e para kanë filluar mes agjentëve të futbollistit dhe klubit, me 'Los Blancos' që e duan me çdo kusht transferimin e gjermanit. 29-vjeçari është i hapur për t'u larguar nga Bayerni pas nëntë viteve qëndrim në 'Allianz Arena', teksa klubi bavarez kërkon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.

Në garë për Kimmich janë edhe Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)