EL Clasico-s së shtyrë për më 18 dhjetor pas trazirave në Katalonjë do t’i mungojë një ‘yll’ në fushë si Eden Hazard. Padiskutim ky mund të konsiderohet një lajm i mirë për Barcelonën, ndërsa nga ana tjetër është një mungesë e madhe për Realin e Madridit, që duhet t’ia dalë pa futbollistin më të shtrenjtë të blerë në merkatone verës.
Hazard u dëmtua një javë më parë në ndeshjen që Real Madrid luajti në Champions League kundër Paris SG. Fillimisht Zidan tha se ishte një problem i vogël, por sot mediat në Spanjë raportojnë se Hazard ka një frakturë të kosniderueshme në gjurin e djathtë.
Gjithsesi Hazard mund të mos jetë mungesa e vetme e Real Madrid në El Clasico-n me Barcelonën. Te ‘galaktikët’ në diskutime është edhe Marcelo, i cili sap o ishte kthyer nga një dëmtim që e mbajti për një periudhë jo të vogël larg fushave.
Nga ana tjetër e sigurtë për Barcelonën është se të padisponueshëm do të ketë francezin Ousmane Dembele.