Real Madrid kampion i La Ligës,
fiton titullin dy javë para fundit

Real Madrid kampion i La Ligës,<br />fiton titullin dy javë para fundit
Skuadra e drejtuar nga trajneri Mourinho ka qenë e pamëshirshme me Bilbaon duke fituar 3-0 dhe duke përvetësuar edhe matematikisht titullin.

Real Madrid është kampioni më i ri në La Liga. Skuadra nga Madridi ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Bilbaos për të siguruar edhe matematikisht titullin e 32 në Kampionatin Spanjoll.

Argjentinasi Higuain shënoi 1 supergol në minutën e 16 për epërsinë e parë të Realit. Për shifrat 2 me 0, shënoi Ozil 5 minuta më vonë. Mundësinë për gol e pati edhe Cristiano Ronaldo por që dështoi nga penalltia. Por radha e Ronaldos për gol erdhi në pjesën e dytë. CR7 shënoi golin e 3 për Realin në minutën e 50. Ky është titulli i parë në La Liga nën udhëheqjen e Jose Mourinhos. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares