Real Madrid në finalen e Superkupës, Icardi shkëlqen me PSG por do kalimin tek Juventusi (VIDEO)

Real Madrid dhuron spektakël në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës. Skuadra e Zidane ka bërë një paraqitje fantastike në Arabinë Saudite duke mposhtur 3-1 Valencian dhe arrin në finalen e madhe të së dielës. Pjesa e parë ishte perfekte me Toni Kroos që zhbllokon rezultatin me një gol “monumental” direkt nga goditja e këndit. Dyfishimi erdhi nga Isco një nga më të mirët në fushë. Edhe pse pa Benzema e Bale golat erdhën nga mesfushorët dhe Modric tregoi klasin e tij duke shënuar golin e tretë. Valencia shënoi  vetëm golin e nderit me penallti nga kapiteni Parejo. Reali pret rivalin në finale që do të dalë sonte nga gjysmëfinalja tjetër Atletico Madrid-Barcelona që starton në orën 20:00.

Mauro Icardi vijon të shkëlqejë tek PSG-ja. Argjentinasi po thyen rekorde dhe mbrëmë ka shënuar edhe tregolëshin e parë me ekipin francez në fitoren 6-1 ndaj Saint-Etienne. PSG-ja arrin gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Francë trofe të cilin e ka fituar 5 herë në 6 vitet e fundit. Megjithëse po dëfrehet në gola tek PSG mediat raportojnë se në verë Icardi dëshiron rikthimin në Itali dhe kalimin tek Juventusi.

Ndërkaq akti i parë mes Leicester City dhe Aston Villas për gjysmëfinalet e Carabao Cup është mbyllur në barazim 1-1. Miqtë mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Guilbert ndërsa Leicester barazoi me Iheanacho. Kualifikimi në finale është i hapur dhe do vendoset në ndeshjen e kthimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Ramën do ta rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët'/ Shehi: Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet

'Ramën do ta rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët'/ Shehi: Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet