Hose Murinjo nuk do të largohet nga drejtimi i ekipit të Realit të Madridit, të paktën deri në vitin 2016.

Në faqen e parë e përditshmja spanjolle, “Marca”, e cila është shumë pranë merenguesve shkruan se Murinjo do të vazhdojë të drejtojë ekipin.

“Marca” i referohet gazetës portugeze A BOLA, e cila citon një deklaratë të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez.

“Murinjo do të jetë trajner i Realit të paktën deri në vitin 2016. Hose ka ende edhe shumë punë për të bërë në këtë klub, prandaj nuk do të largohet” shprehet Perez.

Ndërkohë që lajmin, Perez pritet që ta konfirmojë edhe në urimin e përvitshëm për Krishtlindjet në ditët në vijim.

(d.b/shqiptarja.com)