Real Madrid planifikon përgjigjie publike ndaj Barcelonës pas akuzave të Laportës, pritet prishja e marrëveshjes mes 2 klubeve

Real Madrid planifikon përgjigjie publike ndaj Barcelonës pas akuzave të Laportës, pritet prishja e marrëveshjes mes 2 klubeve

Joan Laporta, Fiorentino Perez

Real Madrid ka ndërmend të dalë me një përgjigjie zyrtare pasi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta sulmoi klubin me më së shumti trofe të La Ligas duke thënë se janë favorizuar historikisht nga gjyqtarët.

Laporta e quajti një cinizëm që Real Madrid të paraqitet si palë e dëmtuar në procedurat ligjore të Caso Negreira, ku Barcelona akuzohet se ka korruptuar arbitrat e ndeshjeve për të ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Deklaratat e Laportës do kundërshtohen publikisht nga klubi. Ndërsa tashmë pritet që mes tyre të prishet edhe marrëveshja për të mos marrë lojtarët e akademisë së njëri tjetrit, marrëveshje që ekziston prej kohësh mes dy klubeve më të mëdha në Spanjë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë