Real Madrid 'prek' titullin, City leksion kampionëve të Liverpool (VIDEO-Golat)

Fitore e shëmtuar dhe me vuajtje por shumë e rëndësishme ajo që Real Madrid mori ndaj Getafes. Kapiteni Sergio Ramos vendosi duelin me penalltinë e shndërruar në gol dhjetë minuta nga fundi. Real Madrid prek titullin pasi shkon 4 pikë larg Barcelonës 5 ndeshje nga fundi.

Fillimisht duartrokitje dhe më pas “dajak”. Manchester City i dha një leksion kampionëve të saposhpallur të Liverpool duke fituar 4-0 në “Etihad Stadium”. De Bruyne, Sterling Foden tundën rrjetën e Alisson ndërsa Chamberlain e devijoi topin në portën e tij.Liverpool duket sikur ishte i dehur nga festa e titullit por sërish diferenca nga City i vendit të dytë mbetet 20 pikë, shumë e madhe aq sa për të mos njollosur sezonin.

Në Serinë A Atalanta siguron fitoren e shtatë radhazi dhe blindon zonën Champions. Nga 82 golat e shënuar deri më tani nga ekipi bergamask dy iu shënuan mbrëmë Napolit në fitoren 2-0. Gjithçka u zgjidh brenda pak minutave në fillimin e pjesës së dytë ku realizuan Pasalic dhe Gosens. 12 pikë ëshë diferenca me ndjekësen e afërt dhe Atalanta prenoton një tjetër sezon në Champions.

Roma u surprizua në “Olimpico” nga Udinese që fitoi 2-0 dhe morri një trepikësh jetik në garën për mbijetesë. Lasagna zhbllokoi shifrat dhe më pas verdhekuqtë mbetën me një lojtar më pak ndërsa llogaritë i mbylli Nestorovski në fundin e takimit. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur