Skuadra e Realit të Madridit u rikthye te fitorja në kampionatin spanjoll me fitoren 2-0 ndaj Valencias.

Goli i parë për skuadrën e drejtuar nga argjentinasi Solari u shënua në minutën e 8’, një autogol nga mesfushori Daniel Waas. Gjithsesi goli i sigurisë për skuadrën madrilene u shënua në minutën e 83-të, kur Lucas Vasquez pas një pasimi nga Karim Benzema shënoi edhe golin e dytë.

Me këtë 3-pikësh, Reali ngjitet në vendin e pestë të renditjes së kampionatit, në kuotën e 23 pikëve, 3 më pak se Sevilla që kryeson.