Pas përfundimit të ndeshjeve eleminatore me përfaqësuesen luzitane, Ronaldo sot do të rikthehet në Madrid për të filluar stërvitjen me merenguesit. Po gjatë ditës së sotme pritet që të zhvillohet edhe një bisedë e gjatë e sulmuesit portugez me trajnerin Murinjo dhe presidentin Florentino Perez.

Arsyea e bisedës është momenti i vështirë që po kalon Ronaldo në Madrid, çka e theksoi edhe pak ditë më parë. Në mediat spanjolle flitet se presidenti Perez ka bërë gati një kontratë që e lidh Ronaldon me Realin përjetësisht. Pyetja që lind është nëse vërtetë paratë janë problemi, apo dicka tjetër që e shqetëson sulmuesin. Megjithatë sot pritet që të vendosen shumë gjëra në lidhje me Ronaldon te Reali.

(d.b/shqiptarja.com)