David Alaba është një ndër futbollistët më të lakuar të merkatos, por sipas raportimeve nga Spanja çështja e austriakut është mbyllur. Kjo për shkak se Real Madrid dhe 28-vjeçari kanë gjetur akordin për sezonin e ardhshëm.
Alaba-s i skadon kontrata me Bayern Mynchen në fund të sezonit dhe deri më tani ka refuzuar çdo ofertë të gjermanëve për të rinovuar, ç’ka do të thotë se do ta humbasin me parametra zero. Sipas AS Real Madrid dhe lojtari kanë rënë dakord për një kontratë që i mundëson futbollistit mbi 10 mln euro në sezon.